Pezullimi i dy zyrtarëve të SHKK-së lidhur me rastin Dehari, reagon ministrja  Haxhiu

Pezullimi i dy zyrtarëve të SHKK-së lidhur me rastin Dehari, reagon ministrja Haxhiu

07:47, 22/09/2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar të mërkurën vonë pas pezullimit nga puna të dy zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK).

Haxhiu në një postim në Facebook ka thënë se rasti i vdekjes në burg të Astrit Deharit, është ndër rastet më të rënda në Kosovën e pasluftës.

Ajo ka kërkuar nga institucionet që të zbardhin secilën rrethanë të këtij rasti.

“Menjëherë pas konferencës për medie, raportin e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë për rastin Dehari, e kemi dërguar tek institucionet dhe personat përgjegjës.Sot, Komisioni Disiplinor i SHKK, ka marrë vendim për pezullimin e dy zyrtarëve. Rasti Dehari, është ndër rastet më të rënda në Kosovën e pasluftës. Institucionet duhet të zbardhin secilën rrethanë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo ka thënë se Ministria e Drejtësisë do të adresojë secilën shkelje dhe do të jetë në shërbim të institucioneve të drejtësisë për zbardhjen e këtij rasti.

Ndryshe, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar sot se ka pezulluar nga puna, Burim Buleshkaj, ish UD. Drejtor i Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK, aktualisht Udhëheqës për Administratë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, si dhe Destan Zogaj, Zyrtar Korrektues, ish UD-Drejtor në Qendrën e Paraburgimit Prizren.

Sipas njoftimit të SHKK-së, ndaj tyre është iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të vitit 2016.

“Komisisini Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka vlerësuar se ushtrimi i deryrës në funksionet të cilat i kanë, pengon hetimin disiplinor apo mund të cenojë ushtrimin e përshtatshëm të detyrës. Andaj, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës  vendosë pezullimin e nëpunësve civil, për të vazhduar tutje me procedurat hetimore dhe të rishqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me ngjarjen dhe përgjegjësitë”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco