Prindërit e çerdhes në kryeqytet sot protestojnë para Qeverisë dhe SBASHK-ut kundër grevës

Prindërit e çerdhes në kryeqytet sot protestojnë para Qeverisë dhe SBASHK-ut kundër grevës

07:37, 22/09/2022

Këshilli i Prindërve të çerdhes publike në kryeqytet “Gëzimi Ynë”, ka organizuar një protestë kundër Qeverisë së Kosovës dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, si shenjë pakënaqësie për mbylljen e kopshteve/çerdheve.

Protesta do të mbahet sot, në orën 12:00. Protesta do të fillojë para objektit të Qeverisë dhe do të vazhdojë para zyrave të SBASHK-ut.

Në njoftimin e Kopshtit u bëhet thirrje prindërve që të marrin pjesë masivisht, derisa thuhet se për protestë është marrë leja nga Policia e Kosovës.


“Ju njoftojmë se Këshilli i Prindërve të Kopshtit “Gëzimi Ynë” organizon Protestë/Marsh për të shprehur paknaqësitë e prindërve me mbylljen e kopshteve/çerdheve. Ftojmë të gjithë prindërit të marrin pjesë në këtë marsh/protestë sa më masivisht. Ju njoftojmë se leja për këtë protestë/marsh është marrë nga Policia e Kosovës. Ju lusim që të jeni të qetë dhe të mos anoni partiakisht”, thuhet në njoftim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco