Ky është mesazhi i Prekë Kodrës për Kurtin, Halitin e Haxhën

Ky është mesazhi i Prekë Kodrës për Kurtin, Halitin e Haxhën

07:35, 22/09/2022

I përfoluri për përgatitjen e atentateve ndaj kryeministrit Albin Kurti, deputetit Xhavit Haliti e ish-pjesëtarit të UÇK-së Ismet Haxha – Prekë Kodra ka porositur ata që të rrinë të qetë, sepse ai nuk ka pasur e as nuk ka asnjë çështje të hapur me askënd.

Në emisionin Pressing, Kodra ka folur për herë të parë që nga dalja e emrit të tij në media, si snajperisti që po përgatiste vrasje të rënda për ta destabilizuar Kosovën. Ai ka thënë se është ende i tronditur nga këto raportime.

“Nuk kam se si me pasë unë shpjegim për këtë histori, jam një njeri që për këtë histori kam dëgjuar për herë të parë para dy ditësh. Jam i habitur, hala s’e kam marrë veten mirë se jam t’u dëgju gjëra, jam t’u pa gjëra që s’i kam imagjinuar kurrë në jetën teme”, ka deklaruar Kodra.

Kodra ka thënë se përveç Kurtit, që e njeh nga televizioni, nuk ka dëgjuar kurrë për dy të tjerët, Halitin e Haxhën.

“Ata persona që janë përmendur aty, përveç Albin Kurtit që e njoh nëpërmjet televizionit, unë s’i kam pa as s’i njoh as s’i di. Mediat e njerëzit në Shqipëri e intrigantat po m’qesin n’gjak e n’sherr me tanë miletin. As s’i njoh as s’i di, as s’kam bo asnjë lloj gjëje që unë me pasë frikë me folë me ju, apo me u taku me dikën”, ka deklaruar tutje ai.

Gjithashtu, Prekë Kodra u ka çuar mesazh personave që përfliteshin si target i tij.

“Ata personat që ua kanë përmend emrat… se mos po iu mbytë ai shaljani prej Dukagjinit, thuajuni të rrinë të qetë sepse unë s’i njoh e as s’i di e s’kam punë fare me ta. Edhe po të jetë nevoja, shkoj e i takoj nëpër shpija e ju vij në rrugë nëse ata ndihen të kërcënuar nga unë, unë u vij në rrugë me zakone të Dukagjinit e të zonave të Malësisë së Gjakovës, si i din edhe ata rregullat.  Këto janë shpifje, janë intriga. Kush ka punë me mua më del ballë për ballë e m’i thotë gjërat në sy, jo pas shpine. Unë jam një njeri që s’kam prekur në besë kurrë edhe nuk kam punë, as telashe as kurrë një gjë të hapur me kurrë një njeri”, ka thënë ai

“Le të rrinë të qetë të gjithë, se unë kam hallet e mia, problemet e mia e familjen time”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco