Osmani në SHBA, takohet me dy zyrtarë të lartë shtetërorë

Osmani në SHBA, takohet me dy zyrtarë të lartë shtetërorë

08:10, 21/09/2022

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Amerikë është takuar me këshilltarin e Departamentit Shtetëror, Chollet si dhe emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Osmani ka deklaruar se kanë diskutuar për integrimin euroatlantik të Kosovës.

“Theksova që është një domosdoshmëri për stabilitet të qëndrueshëm”, ka thënë Osmani.

Ajo gjithashtu ka shprehur falënderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Falënderoi SHBA-në për rolin e tyre aktiv në mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi”, ka shkruar ajo në Twitter.

Presidentja Osmani pas Londrës është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të organizimit tradicional të asamblesë së OKB-së.

 

l

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco