Hyseni: Qasja e Kurtit në dialog, e gabuar

Hyseni: Qasja e Kurtit në dialog, e gabuar

13:29, 18/08/2022

Skender Hyseni, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës, ka folur rreth takimit të sotëm në mes kryeministrit Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë,Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Ish-diplomati ka thënë se qasja e deritanishme e Kurtit është e gabuar, duke theksuar se dialogu nuk ka asnjë alternativë tjetër.

Duke folur për dialogun, ai ka theksuar se Qeveria Kurti nuk duhet të negociojë mbi çështje parciale, por duhet të fokusohet në marrëveshjen finale, e cila duhet të jetë objektiv strategjik i shtetit kosovar, transmeton Syri.net Kosova

Në një intervistë për gazetën Nacionale, në ditën kur në Bruksel po takohen Kurti e Vuçiq, Hyseni ka thënë se shpreson që pas këtij rundi diskutimi, do të qetësohet situata që u tensionua javë më parë.

Ndërsa sa i përket çështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ish-kryenegociatori shtetëror për dialog ka deklaruar se Kurti nuk mund t’i shmanget formumit të Asociacionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco