Mediat gjermane paralajmërojnë arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë

Mediat gjermane paralajmërojnë arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë

13:16, 18/08/2022

Takimi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë, të mërkurën, dhe takimi i sotëm Kurti - Vuçiq në Bruksel, ka kthyer sot Kosovën në vëmendjen e medieve gjermane. Televizionet kryesore publike gjermane “ARD” dhe “ZDF”, në kronikat e tyre kushtuar takimit të sotëm Kurti – Vuçiq në Bruksel, paralajmëruan mundësinë e arritjes së një kompromisi për tabelat dhe dokumentet personale ndërmjet palëve.

Televizioni publik gjerman “ARD”, paralajmëron se takimi Kurti – Vuçiq në Bruksel, do të jetë një përpjekje e ndërmjetësuar nga akterët ndërkombëtarë për arritjen e një kompromisi lidhur me çështjen e  reciprocitetit në kufijtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “ARD” raporton se takimi Kurti – Vuçiq, vjen pas tensioneve të para dyjavëshve, kur duhej të fillonte zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e reciprocitetit për tabelat dhe dokumentet e udhëtimit, vendim, ky që solli ngritjen e tensioneve dhe vendosjen e barrikadave nga serbët në veri. “ARD” citon kryeministrin Kurti, të ketë thënë se këto masa nuk janë asgjë tjetër pos masa reciprociteti, pasi është Serbia ajo që nuk njeh tabelat dhe dokumentet personale të Republikës së Kosovës. “ARD” po ashtu raporton se tensionet janë thjesht politike dhe se popullata serbe dhe shqiptare në veri, nuk kanë probleme ndërmjet veti.  

Ndërkaq, televizioni dytë publik gjerman “ZDF” në storien kushtuar takimit të sotëm thekson se një ditë më parë NATO u ka bërë thirrje të dyja palëve të përmbahen dhe të shmangin dhunën. “ZDF” përmend paralajmërimin e Stoltenbergut në konferencën për media, për gatishmërinë e NATO që të ndërhyjë në rast konflikti: KFOR është i përgatitur në çdo kohë të ndërhyjë në rast se vije deri te rrezikimi i stabilitetin  në Kosovë”.  Gjithashtu,  “ZDF” nënvizon thirrjen e Stoltenbergut, i cili ka theksuar se ka inkurajuar të dyja palët, që sot në takimin e Brukselit të tregohen fleksibilë dhe konstruktivë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco