Haxhiu, për rastin e dhunës në Prizren: Kam raportuar në polici dhe prokurori, pres trajtim nga institucionet

Haxhiu, për rastin e dhunës në Prizren: Kam raportuar në polici dhe prokurori, pres trajtim nga institucionet

12:48, 18/08/2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ndihet e shqetësuar për dhunën fizike dhe emocionale të ushtruar ndaj grave, vajzave e fëmijëve.

Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook tha se për rastin e dhunës fizike në Prizren, ka raportuar policinë dhe prokurorinë dhe pret që institucionet ta trajtojnë me prioritet këtë rast.

ka shkruar se dhuna është rrënjosur aq thellë në shoqërinë tonë, sa dhunuesit sipas saj mund ta ushtrojnë atë publikisht, pa asnjë problem.

“Jam jashtëzakonisht e shqetësuar me dhunën fizike dhe emocionale të ushtruar ndaj grave, vajzave e fëmijëve. Fatkeqësisht është rrënjosur aq thellë në shoqërinë tonë, sa dhunuesit mund ta ushtrojnë atë publikisht, pa asnjë pikë problemi. Nëse dhunuesit dhunën fizike e ushtrojnë edhe publikisht, e marrim me mend se çka ndodhë prapa dyerve të mbyllura”, ka thënë Haxhiu.

Tutje siç tha ajo, çdo formë e dhunës ndaj vajzave, grave dhe fëmijëve, duhet trajtuar seriozisht dhe menjëherë.

“Për rastin e dhunës fizike në Prizren, kam raportuar policinë dhe prokurorinë dhe pres që institucionet ta trajtojnë me prioritet këtë rast, dhe viktimat e qytetarët të sigurohen se dhunuesit do të ndëshkohen”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco