Tahiri: SHBA-ja, NATO dhe BE janë bindur që ka ardhur koha për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

Tahiri: SHBA-ja, NATO dhe BE janë bindur që ka ardhur koha për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

12:41, 18/08/2022

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë të  enjten se Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO, tashmë janë bindur që ka ardhur koha për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Por ajo nuk beson që kjo do të arrihet në takimin e sotëm në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Marrëveshja finale për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është celësi i paqes në rajon dhe normalizim të marrëdhënieve bilaterale”, ka shkruar Tahiri në Facebook. Edhepse takimi i sotëm Kurti-Vuçiq në Bruksel nuk mund të sjellë një marrëveshje të tillë, është e qartë se edhe BE, SHBA, NATO janë të bindura se ka ardhur koha per marrëveshje finale. Kjo gjë u pa nga angazhimi maksimal dhe mesazheve të tyre të dhëna këto ditë”.

Nën ndërmjetëismin e BE-së, Kurti dhe Vuçiq gjenden në tryezën e Bashkimit Evropian, por pa u përshendetur fillimisht njëri me tjetrin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco