Ndalohet një person te Dheu i Bardhë, i kapet një çantë me barna të padeklaruara me banderola të Serbisë

Ndalohet një person te Dheu i Bardhë, i kapet një çantë me barna të padeklaruara me banderola të Serbisë

12:20, 18/08/2022

Policia e Kosovës ka ndaluar një person te Dheu i Bardhë, të cilit në veturën e tij iu gjetë një çantë laptopi ku kishte futur barna të cilat kishin banderola të Serbisë.

Gjithashtu në njoftim thuhet se ndaj personit është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Njoftimi i policisë

Policia Kufitare e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve në menaxhimin dhe kontrollin kufitar, në hyrje të Republikës së Kosovës te Dheu i Bardhë, ka ndaluar për kontroll të përbashkët me Doganën e Kosovës automjetin e markës Citroen C3 ngjyrë e hirit, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull serb dhe gjate kontrollit në automjet në një çantë laptopi i është gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave të cilat kishin banderola të Serbisë dhe të njëjtat nuk ishin deklaruar paraprakisht.

Bazuar në kompetencën lëndore barnat i janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës dhe ndaj personit është iniciuar procedura për kundërvajtjen doganore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco