Musliu: Pas ‘Mbrojtjes Civile’ tash Vuçiq e Radojiçiq paraqitën me formacionin e ri paramilitar ‘Brigada e Veriut’

Musliu: Pas ‘Mbrojtjes Civile’ tash Vuçiq e Radojiçiq paraqitën me formacionin e ri paramilitar ‘Brigada e Veriut’

12:00, 18/08/2022

Mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës, përkatësisht në sheshin “Car Llazar”, afër urës së Ibrit janë parë disa grafite me mbishkrimin në gjuhën serbe “Mos u brengosni. Këtu jemi. Ju presim”, me simbolin “Brigada e Veriut”.

Lidhur me këtë ka reaguar eksperti i sigurisë Agim Musliu, duke thënë se presidenti serb Aleksandar Vuciq dhe krimineli Milan Radojiçiq paraqitën me formacionin e ri paramilitar “Brigada e Veriut”.

Sipas Musliut, shkrimi i këtyre grafiteve është një kërcënim për sigurinë e Kosovës.

“Pas ‘Rojave të Urës’ e ‘Mbrojtjes Civile’ e formacioneve të tjera, tash Vuçiqi e Radoiçiqi paraqiten me këtë formacionin e ri paramilitar ‘Brigada e Veriut’. Sado që në plan të parë kjo duket një kërcënim ndaj sigurisë në Kosove, unë më shume po e shoh si një huti dhe përpjekje të kriminelëve serbë për t’ia rritur vlerën Vuçiqit sot e tutje në Bruksel”, shkruan Musliu në Facebook.

Po ashtu, ai thekson se ky është një kërcënim ruso-serb për stabilitetin e Ballkanit.

“’Brigada e Veriut” është grafiti më i ri në rrugët e komunave veriore me shumicë serbe të Republikës së Kosovës. Një tjetër kërcënim ruso-serb për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, për të larguar vëmendjen nga agresioni rus në Ukrainë”, thekson Musliu në Twitter.

Ndërkaq, sot me ftesë të shefit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi vjen pas tensioneve të shtuara në pjesën veriore të Kosovës dhe deklaratave në Kosovë e Serbi për shkak të fillimit të zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit ndërmjet dy vendeve për targa dhe dokumente zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco