Haxhiu: Nëse dhuna ndaj grave ndodh publikisht, çka ndodhë prapa dyerve të mbyllura

Haxhiu: Nëse dhuna ndaj grave ndodh publikisht, çka ndodhë prapa dyerve të mbyllura

12:00, 18/08/2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se 1%shtë shumë e shqetësuar me dhunën fizike e emocionale ndaj grave, vajzave e fëmijëve.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se një gjë e tillë duhet trajtuar seriozisht, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Ministrja ka përmendur rastin e ditës së djeshme ku një person shfaqet në rrugë duke rrahur një vajzë.

“Për rastin e dhunës fizike në Prizren, kam raportuar policinë dhe prokurorinë dhe pres që institucionet ta trajtojnë me prioritet këtë rast, dhe viktimat e qytetarët të sigurohen se dhunuesit do të ndëshkohen”, ka shkruar mes tjerash Haxhiu.

Postimi i plotë:

Jam jashtëzakonisht e shqetësuar me dhunën fizike dhe emocionale të ushtruar ndaj grave, vajzave e fëmijëve. Fatkeqësisht është rrënjosur aq thellë në shoqërinë tonë, sa dhunuesit mund ta ushtrojnë atë publikisht, pa asnjë pikë problemi. Nëse dhunuesit dhunën fizike e ushtrojnë edhe publikisht, e marrim me mend se çka ndodhë prapa dyerve të mbyllura!

Çdo formë e dhunës ndaj vajzave, grave dhe fëmijëve, duhet trajtuar seriozisht dhe menjëherë.

Për rastin e dhunës fizike në Prizren, kam raportuar policinë dhe prokurorinë dhe pres që institucionet ta trajtojnë me prioritet këtë rast, dhe viktimat e qytetarët të sigurohen se dhunuesit do të ndëshkohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco