'S'ka kthim në shtëpi pa marrëveshje', SHBA e BE ua 'ngrehin veshin' Vuçiqit e Kurtit

'S'ka kthim në shtëpi pa marrëveshje', SHBA e BE ua 'ngrehin veshin' Vuçiqit e Kurtit

23:40, 17/08/2022

Nesër do të zhvillohet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vucic, ndërsa ka shumë spekulime se si do të shkojnë këtë negociata, ku nga gazeta serbe ‘Blic’ është thënë se do insistohet në një marrëveshje.

Nesër do të jetë një ditë jo e lehtë për dy liderët, atë të Kosovë dhe Serbisë, ku bisedimet e tyre për dy orë do t’i ndërmjetësoj shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell.

Sipas burimeve joformale të gazetës serbe ‘Blic‘, SHBA dhe BE ua kanë tërhequr vërejtjen Vucic’it dhe Kurt’it, dhe se nuk do të heqin dorë dhe bisedimet nesër do të zgjasin deri të në gjetjen e një zgjidhje edhe sikur ato të zgjatin shtatë ditë.

“Edhe sikur të zgjasë një javë, nuk do dorëzohemi deri në gjetjen e një zgjidhjeje”, thuhet sipas një burimi diplomatik.

Ndërsa duhet theksuar se sot ishte një ditë e gjatë për kryeministrin Kurtin dhe presidentin serb Vucic, të cilët pas takimit me shefin e NATO’s, kanë pasur edhe takime paraprake me të dërguarin për Ballkan të SHBA’së, Gabriel Escobar dhe atë të BE’së, Miroslav Lajcak.

I pyetur se çfarë pret nga takimi Kurti-Vucic, Escobar tha se duan që këto bisedime të jenë produktive.

“Ne duam të kemi bisedime produktive nesër, dhe po shpresojmë që të dy palët do arrijnë një marrëveshje që ruan pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës  dhe gjithashtu që parandalon dhunën, kështu që presim bisedime të mira” ,tha Escobar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco