‘BE e ngadalshme’, Lajmërohet Grenell me një cicerimë, zbulon 'prapaskenat' në selinë e NATO-s

‘BE e ngadalshme’, Lajmërohet Grenell me një cicerimë, zbulon 'prapaskenat' në selinë e NATO-s

23:21, 17/08/2022

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas takimeve të shefit të NATO-s me Kurtin dhe Vucic, duke thënë se Serbia duhet të përmbahet ndërsa t’i bëhet presion Kosovës për një ujdi, ndërsa ka kritikuar BE-në si të ngadaltë.

Grenell në Twitter ka shkruar se shteti serb duhet të përmbahet ndërsa Kurtit t’i bëhet presion për një ujdi të negociuar.

Ai tutje ka kritikuar BE’në si shumë të ngadaltë në këtë drejtim.

“Serbia duhet të vazhdojë të tregohet e përmbajtur. Ndërsa liderët e Kosovës duhet t’i bëjnë presion Kurtit që synojë një ujdi “të negociuar”. Poashtu mungesa e ekipit të Biden është një problem i madh. Ata nuk duhet të lejojnë BE’në të prijë – BE është shumë e ngadaltë”, tha Grenell.

Ndërsa siç ka thënë ai nga informatat brenda NATO, besojnë se Vucic ka qenë bashkëpunues dhe i matur gjatë takimit të sotëm me shefin e NATO’s. Ndërsa ka vlerësuar se Kurti duhet tregojë të njëjtin përkushtim për marrëveshje.

“Njerëz brenda shtabit qendror të NATO’s besojnë se Vucic ishte i hollësishëm dhe bashkëpunues sot. Ata besojnë se ishte i matur në qasjen e tij. Albin Kurti duhet të tregojë të njëjtin përkushtim për një marrëveshje të negociueshme – jo kërkesa të njëanshme”, ka thënë Grenell.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco