Prodhuesit e çipave amerikanë u goditën nga rënia e papritur pas boom-it pandemik

Prodhuesit e çipave amerikanë u goditën nga rënia e papritur pas boom-it pandemik

23:19, 17/08/2022

Pasi u përball me kërkesën në rritje dhe mungesat globale që nga fillimi i pandemisë, industria e çipave po përballet me një rënie të papritur.

Por edhe për një industri të mësuar me rënie të shpeshta ciklike, çka po ndodh është në kundërshtim me analizat e deritanishme dhe i ka lënë studiuesit të kërkojnë të parashikojnë se si do të tejkalohet pengesa.

Mungesa e papritur në çipat e memories, procesorët e PC-ve dhe disa gjysmëpërçues të tjerë ka ardhur në një kohë kur prodhuesve në shumë tregje të automobilave dhe industrialë ende u mungon një furnizim i besueshëm i çipave për kërkesat e mëparshme.

Ai gjithashtu ka detyruar disa nga prodhuesit më të mëdhenj të çipave amerikanë të ulin në miliarda dollarë shpenzimet e planifikuara kapitale, pikërisht në momentin ku Ëashingtoni ka miratuar një ligj të shumëpritur për të subvencionuar një rritje masive në kapacitetin e prodhimit vendas të çipave.

“Unë kurrë nuk kam parë një kohë kur kemi pasur inventar të tepërt dhe kemi pasur mungesa,” tha për “Financil Times” Dan Hutcheson, shefi ekzekutiv veteran i VLSI Research i cili ka analizuar ciklet e çipave që nga vitet 1980.

Shkaku i menjëhershëm ka qenë magazinimi, shumë i shpejtë, në zinxhirin e furnizimit të çipave që nga fillimi i këtij viti. Krahasuar me shkurtin, kur kishte mjaft çipa në qarkullim për të mbështetur rreth 1.2 muaj prodhim, nivelet e inventarit global kaluan në 1.4 muaj në qershor dhe më pas në 1.7 muaj në korrik, sipas VLSI Research.

Rënia e shitjes të kompjuterëve dhe kërkesa më e dobët për smartfonë kanë qenë shkaqet kryesore, në pakësimin e konsumatorëve. Por për shkak të frikës nga ngadalësimi I ecjes së ekonomisë, prodhuesit e një game të gjerë pajisjesh, të cilët kishin bërë ndërkohë një inventar magazinimi për t’u bërë më elastike ndaj presioneve që tregu kishte, kanë ndryshuar kursin. Ndërkohë, është e paqartë se sa dobësimi i shitjeve të çipave reflekton problemet e zinxhirit të furnizimit, dhe jo ndonjë rënie të kërkesës.

Shqetësimi është përhapur në sektor që nga fundi i korrikut, kur “Intel” tronditi Ëall Street me lajmin se të ardhurat në tremujorin e fundit kishin rënë 2.6 miliardë dollarë, ose 15 për qind, më pak se pritjet.

“Nvidia”, prodhuesi më i madh i njësive të përpunimit të grafikës, ose GPU-ve, të përdorura në video grafikë dhe sistemet e mësimit të makinerive, javën e kaluar paralajmëroi një humbje edhe më të madhe të të ardhurave, pasi shitjet e çipave të saj të lojërave ranë 44 për qind nga tremujori i mëparshëm.

Dhe Micron, një nga prodhuesit më të mëdhenj të çipave të memories, tha se fluksi i lirë i parasë së tij ka të ngjarë të kthehet negativ në tre muajt e ardhshëm, pasi një mesatareje prej 1 miliard dollarë në tremujorët e fundit.

I njëjti stres është ndjerë edhe në Azi. Në fund të javës së kaluar, shefi ekzekutiv i prodhuesit kinez të çipave Semiconductor Manufacturing International Corporation tha se kërkesa për telefonat inteligjentë dhe shënuesit e tjerë të elektronikës së konsumit ishte në rënie.

Rrëshqitja e menjëhershme ka bërë që prodhuesit e çipave në SHBA të përpiqen të menaxhojnë një rënie pikërisht në momentin që po hapej terreni për një rritje masive të prodhimit për shkak të mbështetjes prej 52 miliardë dollarësh nga qeveria e ofruar, në bazë të “Akti i Çipave” të këtij muaji.

Në të njëjtën ditë që Kongresi miratoi ligjin, Intel, i cili pritet të jetë përfituesi më i madh i granteve qeveritare, ndau 4 miliardë dollarë nga planet e saj të shpenzimeve kapitale për pjesën tjetër të këtij viti, megjithëse tha se ishte ende e angazhuar për një “ divident të fortë dhe në rritje” për aksionerët e saj.

Ndërkohë, Micron, i cili festoi nënshkrimin e legjislacionit nga Presidenti Joe Biden javën e kaluar me njoftimin se planifikonte të investonte 40 miliardë dollarë në SHBA deri në fund të dekadës, u detyrua vetëm një ditë më vonë të thoshte se do të shkurtonte shpenzimet kapitale ndjeshëm vitin e ardhshëm për shkak të rënies.

Për momentin, shumica e ekspertëve të zinxhirit të furnizimit me çipa parashikojnë një rënie relativisht të vogël, me kusht që ekonomia globale të jetë duke shkuar drejt një rënieje jo shumë të madhe.

Por shpejtësia me të cilën gjërat ndryshuan i ka lënë ata të jo shumë të qartë përballë dinamikës komplekse.

 /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco