Szunyog: Kosova i përket BE -së, marrëdhëniet vetëm do të vazhdojnë të rriten

Szunyog: Kosova i përket BE -së, marrëdhëniet vetëm do të vazhdojnë të rriten

22:37, 16/08/2022

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog në mbrëmje e së martës, në takimin me përfaqësues të mediave, ka shprehur falënderim për kontributin e tyre të vazhdueshëm.

“Ishte një mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime për një sërë temash dhe zhvillimesh të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin”, tha Szunyog.

“Po ashtu falënderoj përfaqësuesit e familjes, 🇦🇹, 🇧🇪, 🇧🇬, 🇨🇿, 🇩🇪, 🇬🇷, 🇫🇮, 🇫🇷, 🇭🇷, 🇭🇺, 🇮🇹, 🇱🇺, 🇳🇱, 🇷🇴, 🇸🇪 🇸🇰, EULEX-in, Kosova që na u bashkua sonte në mbledhjen joformale të verës”, u shpreh ai.

Szunyog theksoi se BE mbetet partneri i besueshëm i Kosovës, ofruesi më i madh i ndihmës financiare dhe partneri më i madh tregtar.

“Kosova i përket BE -së dhe marrëdhëniet vetëm do të vazhdojnë të rriten dhe thellohen”, deklaroi Szunyog./Telegrafi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco