Aksident i rëndë në rrugën Podujevë-Prishtinë, krijohen kolona të gjata

Aksident i rëndë në rrugën Podujevë-Prishtinë, krijohen kolona të gjata

22:13, 16/08/2022

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Besi, në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Në këtë aksident janë të përfshira dy vetura.

Në vendin e ngjarjes ndodhet autoambulanca dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Siç raportohet, si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjata, teksa nuk dihet numri i të lënduarve.

Shkaqet e aksidentit për momentin janë të panjohura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco