Komisioni Evropian deklarohet për takimin Kurti-Vuçiç: Do flitet për të gjitha temat

Komisioni Evropian deklarohet për takimin Kurti-Vuçiç: Do flitet për të gjitha temat

15:54, 16/08/2022

Në takimin e Nivelit të Lartë të aranzhuar në Bruksel mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, “të gjitha çështjet e hapura duhet dhe do të diskutohen” tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Nabila Masrali.

Megjithëkëtë, zëdhënësja e KE-së tha se “nuk është e mundur të spekulohet mbi rezultatet e dialogut” derisa shtoi se së shpejti do të bëhen të ditura temat që do të jenë në tavolinën negocuese mes Kurtit dhe Vuçiç.

“Për BE-në, më e rëndësishmja gjë është që të dyja palët të ndalin armiqësitë”, tha Masrali. Ajo theksoi se “mesazhet nxitëse dhe tensionet duhet të ndalen”.

“Palët duhet të veprojnë përgjegjshëm”.

Në konferencë për shtyp, ajo u tha gazetarëve “palët përfaqësuese do të vinë në Bruksel dhe do të shohim çfarë rezultatesh do të prodhohen”.

Në lidhje me çfarë do të sjell takimi i nivelit të lartë mes krerëve shtetëror, ajo tha se “nuk mund të spekuloj rreth kësaj”.

Pyetur rreth mosrreshtimit të Serbisë rreth sanksioneve ndaj Rusisë dhe se çfarë do të të thotë kjo për “politikën e jashtme dhe të sigurisë së harmonizuar evropiane”, zëdhënësja Ana Pisonero rikujtoi se Serbia votoi disa rezoluta në OKB kundër Rusisë “që është për t’u mirëpritur”.

“Është e rëndësishme që Serbia të rreshtohet brenda kornizës negociuese për anëtarësim në BE me politikën e jashtme dhe të sigurisë së unionit evropian, përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë”, tha zëdhënësja e komisionerit evropian për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varheily – Ana Pisonero.

Ditë më parë Bashkimi Evropian u reagoi krerëve negociues, për ndalim të menjëhershëm të retorikës së luftës, përçka tha se në çfarëdo rasti të ndonjë përshkallëzimi të konfliktit, “politikanët e nivelit të lartë do të mbahen përgjegjës”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në dialog shkon për të arritur marrëveshje e cila “njohjen e ndërsjellë e ka në qendër”.

Në anën tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se këmbëngulësisht do të kërkojë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por jo në bazë të Kushtetutës së Kosovës.

Ndonëse takimi mes krerëve u thirr për shkak të tensioneve në Veri që rodhën nga vendimet e reja të qeverisë së Kosovës për të prezantuar dy masa të reja reciproke me Serbinë, kryeministri kosovar ka thënë se në Bruksel nuk i diskuton vendimet e qeverisë së tij.

Dy vendimet e reja të qeverisë së Kosovës kanë të bëjnë me ndalimin e targave ilegale “KM, etj.” që lëshohen nga MPB-ja serbe, si dhe për reciprocitetin e dokumenteve udhëtuese hyrëse/dalëse për qytetarët e Serbisë, regjim të cilin me dhjetëra vite Serbia e aplikon ndaj shtetasve të Kosovës që u duhet të kalojnë nëpër territorin e Serbisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco