Latifi prapë në 'shëtitje', tash në Austri për ca prezantime

Latifi prapë në 'shëtitje', tash në Austri për ca prezantime

15:43, 16/08/2022

Shëndetësia në Kosovë për momentin është ‘pa zot shtëpie’. Kreu i këtij dikasteri, Rifat Latifi ka vendosur që të marrë pjesë në një kongres Botëror të Kirurgëve ku për çudi po prezentohen punimet e tija.

Në këtë kongres u prezantua punimi i Ministrit Latifi si njëri ndër punimet më të mira të kësaj fushe.

E se punimet e Latifit u prezantuan në këtë kongres u konfirmua nga vet Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.

“Në sesionin për “Menaxhimin e Katastrofave”, u prezantua punimi i Ministrit Latifi, i zgjedhur si një nga tri punimet më të mira, të publikuara në këtë fushë, ku flitet për konceptin e ndërtimit të Qendrave të Traumës dhe të Manaxhimit të Katastrofave, me përfshirje të Qendrave të Telemjekësisë. Ky punim i Ministrit Latifi, u vlerësua lart nga pjesëmarrësit e këtij Kongresi”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

“Në ditën e parë të Kongresit Botëror të Kirurgëve, i cili po mbahet në Vjenë të Austrisë, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, ka marrë pjesë aktive në shumë sesione, në të cilat u prezantuan tri punimt më të mira, të publikuara në pesë vitet e fundit”, sqarohet tutje.

E pas prezentimit të punimit të ministrit tonë, Latifi vendosi që të flas pak për prioritetet e tija si ministër i shëndetësisë në Kosovë.

“Në ditën e parë të Kongresit, Ministri Latifi, ka folur edhe për nevojën e bashkëpunimit të vendeve të zhvilluara me vendet që kanë nevojë për studime shkencore, duke veçuar Republikën e Kosovës, si një vend që duhet përkrahur në këtë aspekt. Me që, Kosova, sipas Ministrit Latifi është në vendin e gjashtë nga fundi i renditjes në mesin e vendeve të botës për punime shkencore të botuara në revista mjekësore, ai përmendi nevojën urgjente për bashkëpunim me vendet e zhvilluara me qëllim që të nxitet e zhvillohet më shumë kjo lëmi në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

“Nga viti 1998-2019, 46% të punimeve të publikuara nga Kosova, ose nuk e kanë autorin e parë të punimit nga Kosova, ose nuk kanë fare autor nga Kosova”, theksoi Ministri Latifi.

Latifi para pak më shumë se një muaji ka qenë në Austri . Atje qëndroi në Klinikën Universitare të Stomatologjisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco