​Begaj e përmbyll vizitën në Kosovë duke qëndruar tek Lidhja e Prizrenit

​Begaj e përmbyll vizitën në Kosovë duke qëndruar tek Lidhja e Prizrenit

15:19, 16/08/2022

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me vizitën në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit ka përmbyllur qëndrimin e tij në Kosovë.

Begaj i cili nga dita e hënë ka nisur vizitën në vendin tonë ka takuar krerë të lartë shtetëror, ku me nderime të larta u prit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e më pas u prit edhe nga kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe nga kryeministri, Albin Kurti.

Gjatë ditës së sotme presidenti shqiptar u takua edhe me krerët opozitarë në vend, por jo edhe me të parin e LDK-së.

Gjatë qëndrimit në ditën e parë në Prishtinë presidenti i Shqipërisë ka deklaruar se të dy vendet ndajnë aspiratat e njëjta drejt rrugës evropiane.

Ai ka thënë se Shqipëria e mbështet Kosovën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s ndërsa ka theksuar se do të jetë zëri i Kosovës aty ku i jepet mundësia.

Gjatë ditës se djeshme presidenti i Shqipërisë ka bërë homazhe pranë varrit të presidentit historik Ibrahim Rugova si dhe familjes Jashari në Prekaz.

Kjo është vizita e parë zyrtare prej kur Bajram Begaj ka marr postin e kryetarit të shtetit dy javë më parë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco