VIDEO/ 76-vjeçari dhunohet pranë shtëpisë së tij, policia e paaftë për kapjen e autorëve

22:37, 15/08/2022

Një 76-vjeçar në Birmingam të Britanisë së Madhe është sulmuar me grushta dhe mjete të forta, ndërsa ndodhej pranë banesës së tij.

Siç shihet edhe në video i moshuari Roy Muller i cili është gjysh i nëntë nipërve, është sulmuar brutalisht nga disa të rinj, të cilët donin të dhunonin pronën e tij.

Ndërkohë pavarësisht moshës Muller ka ditur të mbrohet mjaft mirë. Por vetë 76-vjeçari e ka cilësuar të paaftë reagimin e policisë, e cila sipas tij nuk ka bërë asgjë për ngjarjen.

Ai thotë se pavarësisht se ka bërë denoncim, pasi kjo nuk është hera e parë që prona e tij dhunohet, sërish policia nuk ka vënë asnjë person në pranga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco