Arifi për Këshillin Kombëtar Shqiptar tha se është një shpikje e Serbisë, reagon ashpër Ragmi Mustafi

Arifi për Këshillin Kombëtar Shqiptar tha se është një shpikje e Serbisë, reagon ashpër Ragmi Mustafi

22:10, 15/08/2022

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka folur për Këshillin Kombëtar Shqiptar ku sipas tij është një shpikje e Serbisë dhe sipas tij është fatkeqësi që Republika e Kosovës e sheh si zgjidhje.

“Këshilli Kombëtar shqiptar është një shpikje serbe. Këtë e ka themeluar Serbia jo ne. Këshilli nuk ka të drejta ekzekutive ka të drejta vetëm legjislative. Merret vetëm me katër fusha. Ky është dizajnuar sakat për mos me arrit suksese. Është për fatkeqësi që Këshilli Kombëtar shihet si një zgjidhje . Për mu është një budallaki totale se çfarë është duke bërë Kosova e Shqipëria në raport me Serbinë, Për mua është një çmenduri totale e nuk kanë asnjë logjikë. Ndërkombëtarët qeshin me neve. E Serbia sakt po din me dizajnu qasjen e politikës së saj në Veri të Kosovës” ka thënë.

Në këtë Intrevistë, Arifi ka kritikuar qeverinë e Kosovës dhe të Shqipërisë për mos mbështetje të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës. 

E lidhur me këtë ka reagur Ragmi Mustafi nga Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Ai ka theksuar se ka mungesë totale të njohurive elementare të një logjike infantile.

"Të kujtojmë se Këshilli Kombëtar Shqiptar është themeluar më 2010 pasi që në Listën e  Veçantë Zgjedhore janë regjistruar më  shumë  se 35 mijë shqiptarë; Ligji mbi Këshillat Kombëtare të Pakicave Nacionale është  derivat i Konventës Kuadër të Këshillit Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.
Madje, në zgjidhjet e fundit të Këshillit Kombëtar Shqiptar garove edhe vetë me partinë tënde dhe humbe zgjedhjet. Për më keq, i dogje edhe mandatet e fituara. U dogjët nga mosdija. Pra, unë jam zgjedhur në krye të këtij institucioni me votat ekskluzive të shqiptarëve të Luginës që e kam për nderë t’i shërbejë, për ti nuk jam i sigurt.
Të thuash se ligji përkatës nuk siguron mjaftueshëm instrumentet e nevojshëm për  realizimin e aspiratave politike të shqiptarëve në Luginë, është  krejt në  rregull. Po çka po I hy fellit për gjerat që nuk i di. Se me logjikën tënde i bie që ti si kryetar i komunës së  Preshevës je njeri i Serbisë (se komunat janë  me ligje të saj) që as zjarrin e mbeturinave nuk ke kapacitet me fik.", ka theksuar mes tjerash ai në reagim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco