Bashkëpunimi mes KEK dhe KESH me rezultate pozitive në tejkalimin e krizës energjetike

Bashkëpunimi mes KEK dhe KESH me rezultate pozitive në tejkalimin e krizës energjetike

22:03, 15/08/2022

KEK ka njoftuar se bashkëpunimi në mes KEK dhe KESH po tregon rezultate pozitive në tejkalimin e krizës energjetike, shkruan Syri.net Kosova.

"KEK deri më tani ka depozituar mbi 120,000 MWh energji elektrike në KESH, kjo me qëllim të zbutjes së kërkesës   në ngritje për energji elektrike në Shqipëri.
Duke qenë se sot konsumi vendor në Kosovë ka shënuar ngritje në orë të caktuara (në kohë të pikut), KEK në bashkërendim me Ministrinë e Ekonomisë kanë ndërmarrë veprime të shpejta me ç’rast nga ora 14:00h janë siguruar 100 MWh/h nga energjia e depozituar e KEK-ut në KESH dhe paralajmërimi për reduktime u ndalua.
Bashkëpunimi i ndërsjellë në mes KEK dhe KESH çdo ditë e më shumë po tregon rezultatet pozitive në tejkalimin e krizës energjetike nga ku përfitues janë qytetarët e të dyja vendeve!", theksohet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco