Rizvanolli: I dhamë Shqipërisë 127 mijë MWh, po ia marrim vetëm 1 mijë për t’i evituar reduktimet

Rizvanolli: I dhamë Shqipërisë 127 mijë MWh, po ia marrim vetëm 1 mijë për t’i evituar reduktimet

21:53, 15/08/2022

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka treguar bilancin e shkëmbimit energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë. Koorporata Elektroenergjetike e Shqipërisë sot i ka dalë në ndihmë Kosovës e cila veçse kishte filluar me masat e reduktimeve të energjisë si pasojë e mungesës së importit.

Rizvanolli ka thënë se KEK deri më sot i ka dhuruar KESH-it 121.7 MWh, ndërsa sot ka marrë 1 mijë MWh për evitimin e reduktimeve.

“KEK deri sot i ka dhënë KESH-it 121.7 mijë MWh. Sot po marrim më pak se 1 mijë MWh për të evituar reduktimet”, tha ajo, shkruan Syri.net Kosova.

“Këto janë rezultatet e prekshme për qytetarët kur ne bashkëpunojmë!”, shtoi Rizvanolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco