Presidenti i Shqipërisë takohet me kryetarin e PDK-së të martën

Presidenti i Shqipërisë takohet me kryetarin e PDK-së të martën

17:28, 15/08/2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Mamli Krasniqi, do të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga ana e PDK-së, ku është shtuar se takimi do të zhvillohet të martën.

Po ashtu është njoftuar se vendi i takimit do të jetë në Kuvendin e Kosovës duke filluar nga ora 09:00.

“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë të martën (16 gusht 2022), Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj. Vendi: Kuvendi i Kosovës, Salla N204. Koha: 09:00. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit”, thuhet në komunikatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco