Shqiptarët e Luginës, thirrje Tiranës dhe Prishtinës të ngrenë zërin kundër diskriminimit

Shqiptarët e Luginës, thirrje Tiranës dhe Prishtinës të ngrenë zërin kundër diskriminimit

09:02, 15/08/2022

Ndërsa Serbia përmes serbëve në veri po synon destabilizimin e Kosovës, në Luginë të Preshevës, ky shtet në vazhdimësi shkel të drejtat e shqiptarëve duke i diskriminuar ata në shumë fusha. Shqiptarët që jetojnë atje po i bëjnë thirrje Kosovës dhe Shqipërisë që ta ngritin zërin kundër diskriminimit, shkruan RTK.

Shqiptarët në tri komunat e Luginës së Preshevës ankohen se po përjetojnë një diskriminim të vazhdueshëm nga Serbia. Të drejtat e tyre ndryshe nga ligjet e shkruara në vazhdimësi shkelen. Derisa me diskriminimin thonë se po përballen në çdo hap, ata përmendin disa nga sfera ku janë më të diskriminuar.

E një konstatim mbi shkeljen e të drejtave të shqiptarëve e ka dhënë edhe Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Luginës së Preshevës.

Për të parandaluar shkeljen e të drejtave të tyre, qytetarët konsiderojnë se një kontribut mund ta japin dy qeveritë shqiptare ajo e Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë të cilën madje e obligon edhe kushtetuta e saj për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo ku ata jetojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco