Si në filma, 10 persona të maskuar e me qen parakaluan në sheshet e Prishtinës, shoqërohen në Polici

Si në filma, 10 persona të maskuar e me qen parakaluan në sheshet e Prishtinës, shoqërohen në Polici

21:30, 14/08/2022

Dhjetë persona janë shoqëruar në Polici nën dyshimin se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

Në video, shihen të dyshuarit derisa shëtisnin me maska dhe qen në sheshin e kryeqytetit.

Siç mëson KALLXO.com të njëjtit kanë shqetësuar kalimtarët që ishin duke frekuentuar sheshet e Prishtinës dhe më pas është njoftuar edhe Policia.

Menjëherë pas marrjes së informatës Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në Polici 10 persona e të njëjtëve u është shqiptuar gjobë.

Në videon shihen të dyshuarit derisa parakalojnë në shesh të veshur me ngjyrë të zezë me maska dhe me qen.Kjo ka alarmuar qytetarët që gjendeshin në sheshet “Zahir Pajaziti”, “Nëna Terezë“ dhe “Skënderbeu”.

“Sot rreth orës 18:00, në shesh në Prishtinë, policia ka ndalur dhe shoqëruar në stacion policor 10 persona. Personat në fjalë të cilët me vete kishin dy qen, kanë parakaluar në sheshet e Prishtinës të maskuar duke u shkaktuar shqetësim qytetarëve që ishin prezentë në atë zonë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Personat në fjalë pas intervistimit në koordinim me prokurorin e shtetit janë liruar dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco