Kolona të gjata në dalje të Kosovës, mbi 3 orë pritje në Merdare

Kolona të gjata në dalje të Kosovës, mbi 3 orë pritje në Merdare

09:52, 14/08/2022

Kolona dhe pritje të gjata janë regjistruar mëngjesin e sotëm në pikat kufitare me Serbinë, përkatësisht në dalje të Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB), gjegjësisht Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), ka njoftuar se qytetarët të cilët janë duke u larguar nga Kosova për në vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian, e që kalojnë nëpër Serbi, janë duke u përballur me pritje dhe kolona të gjata.

Në dalje të Kosovës në Merdare kolona është deri në 1.2 kilometër, përderisa pritja arrin deri në 200 minuta apo 3 orë e gjysmë.

Kolonë e pritje të gjatë ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë për në dalje të Kosovës. Sipas QKMK-së, atje qytetarët për të dalë nga Kosova po presin deri në 1 orë e gjysmë.

Kurse në Mutivodë pritja për në dalje të Kosovës është 30 minuta, ndërkaq në Jarinje pritja është 20 minuta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco