Zyra e kryeministrit jep kontratë 35 mijë euro për udhëtime me autobus e minibus

Zyra e kryeministrit jep kontratë 35 mijë euro për udhëtime me autobus e minibus

08:23, 14/08/2022

Krahas veturave zyrtare, zyrtarët publik qeveritar shfrytëzojnë edhe mjete tjera udhëtimi, në kurriz të shtetit.

Në vlerë mbi 35 mijë euro, Zyra e Kryeministrit ka nënshkruar kontratë për udhëtime me autobus e minibus.

Për gjitha këto lloje të udhëtimeve, kontrata do të vlejë për një periudhë kohore 3 vjeçare, duke pasur në dispozicion 5 lloje të automjeteve.

Çmimet e rrugës që do të përshkojnë këta zyrtarë publik, në kontratë janë të kategorizuara në bazë të kilometrazhit.

Po ashtu është i përcaktuar edhe tavani i kilometrazhit që mund të përshkohet përgjatë kohës sa vlen kontrata.

Televizioni ka tentuar të marrë edhe detaje tjera lidhur me këtë kontratë, por Zyra e Kryeministrit nuk ka kthyer përgjigje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco