Shqiptari që përdhunoi adoleshenten gjermane, i afron edhe ryshfet policisë greke

Shqiptari që përdhunoi adoleshenten gjermane, i afron edhe ryshfet policisë greke

08:01, 14/08/2022

Gjëra të habitshme kanë ndodhur në ishullin Kos, pasi një 25-vjeçar shqiptar që është denoncuar fillimisht për përdhunim, përmendet edhe për ryshfet, pasi i ka ofruar policisë që ta lirojë dhe të mos e arrestojë, duke ofruar para. 

Siç raporton “Rodiaki”, një 17-vjeçare gjermane ka shkuar në Departamentin e Sigurimit të Kos dhe ka denoncuar 25-vjeçarin shqiptar për përdhunim. Ajo tha se ata u takuan në një dyqan të kujdesit shëndetësor dhe përfunduan në plazhin e ishullit.

Policia e gjeti dhe e arrestoi 25-vjeçarin, i cili mohoi atë që i atribuohej dhe pretendoi se ajo që ndodhi ishte bërë me pëlqimin e vajzës.

Më pas 25-vjeçari u ka kërkuar oficerëve që të “mbyllnin” çështjen dhe ta linin të ikte, duke u premtuar se do t’u blinte kafe ose do t’u jepte çfarëdo që të kërkonin.

Tentativa për ryshfet nuk solli rezultatin e dëshiruar të 25-vjeçarit, pasi policia e referoi si për përdhunim të 17-vjeçares, ashtu edhe për ryshfet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco