Haziri i reagon Kurtit: Mos nxisni frikë për luftë

Haziri i reagon Kurtit: Mos nxisni frikë për luftë

22:40, 13/08/2022

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj kryeministri Albin Kurti, i cili në dy intervista dhënë për mediat e huaja ka përmendur se vendi rrezikohet nga një luftë me Serbinë.

Sipas Hazirit, kryeministri nuk duhet të ngjall frikë te qytetarët, pasi siç tha, Kosova është e mbrojtur nga NATO.

“Kosova e ka një garancion, NATO-n, duke përfshirë edhe kapacitetet tona që janë duke u ndërtuar dhe këto e bëjnë të qartë që nuk po kërcënon lufta, por po kërkohet dialogu, po kërkohet zgjidhja”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, ka thënë se duhet të dëshmohet që Kosova e 17 shkurtit 2008 është Republikë parlamentare, e cila garanton siguri dhe paqe për fqinjët, siguron demokraci dhe zhvillim për popullin e saj pavarësisht etnisë.

“Dhe argumentin më të fortë që e kemi pasur është që ne nuk jemi dhe nuk do të jemi kërcënim për askënd”, ka deklaruar Haziri, duke shtuar se deri tani, Qeveria Kurti ka një “mal me fjalë”, por aspak vepra.

“Në veprim kemi hezitime dhe kemi politikën e një hapi para e dy mbrapa. Pra, nuk ka progres drejt arritjes së atyre synimeve e premtimeve që i kanë dhënë”.

“Fatkeqësisht, edhe në rrafshin e brendshëm e edhe atë të jashtëm kjo qeveri ka treguar mungesë të lidershipit, mungesë të guximit politik për t’i zgjidhur problemet. Tash e 1 vit e gjysmë, nuk kemi qeverisje, por administrim. Është e papranueshme që VV e riktheu administrimin që e kemi lënë pas më 17 shkurt 2008 dhe Kosova po vuan nga kjo mënyrë e udhëheqjes”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco