Sot u raportua për dorëheqjen e Doarsa Kicës, por kush mund të jetë i radhës nga Grupi Parlamentar i VV-së?

Sot u raportua për dorëheqjen e Doarsa Kicës, por kush mund të jetë i radhës nga Grupi Parlamentar i VV-së?

14:32, 13/08/2022

Sot në media doli lajmi se deputetja e zëshme e Listës Guxo, Doarsa Kica-Xhelili, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti. Si shkak, Paparaci, që raportoi lajmin duke cituar burime, tha se ishte pakënaqësia brenda Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

Për se kanë shpërthyer pakënaqësi brenda Grupit më të madh Parlamentar u raportua edhe më herët nga Gazeta Express, që po ashtu tha se probleme me subjektin e saj ka edhe Doarsa Kica.

Deputetja që për pak muaj arriti ta krijojë një profil të fortë publik, sipas burimeve të Gazetës Express, është plotësisht e pakënaqur me subjektin e saj, Listën Guxo, partinë që sot drejtohet nga Donika Gërvalla, Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Tashmë janë dy blloqe të pakënaqura në Grupin më të madh Parlamentar; ata që identifikohen si grupi i njerëzve më religjiozë të kësaj partie dhe deputetët e Listës Guxo.

Edhe kolegu tjetër i Kicës, Burim Meta, flitet se është i pakënaqur.  “Meta mund të kalojë në LDK”, tha burimi i Gazetës Express para disa dite.

Po ashtu, flitet se të pakënaqur janë edhe disa deputetë të njohur të VV’së.

Ndër këta emra është edhe Haki Abazi, që sipas burimeve të Gazetës Express, është i pakënaqur me shefen e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila.

“Pyetja është nëse me servilë e poçavra të ndyra mund të ndërtohet e zhvillohet shteti? A duhet ndryshimi të reduktohet në rehabilitim të atyre që i kanë shërbyer në një formë atij sistemi të korruptuar e kriminal që synohet të ndryshohet”, shkroi Abazi para disa ditësh.

Fatmir Humolli, po ashtu një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë ka kohë që kërcënon me dalje në Vetëvendosja. Mbetet mister cilit subjekt ia ka mësyrë deputeti nga Llapi.

Po ashtu, edhe tema për Kodin Civil ka përçarë deputetët brenda VV-së.

Janë 5 apo 6 deputetë që në një mënyrë lidhen me njëri-tjetrin për shkak të bindjeve të forta religjioze”, tregoi burimi i Express.

Të njëjtit madje kishin kërcënuar me dalje nga Grupi Parlamentar edhe muaj më parë kur morën vesh se Kryeparlamentri Glauk Konjufca kishte marrë Këshilltar Politik Drilon Gashin, një imam i shkarkuar nga BIK’u.

Një prej deputetëve që përmenden në këtë grup është edhe Labinotë Demi-Murtezi,

Dalja e mundshme e këtyre deputetëve, do t’i shkaktonte telashe të mëdha partisë në pushtet. Aktualisht, Vetëvendosje ka 59 deputetë, kurse stabiliteti i shumicës mbështetet tek deputetët e komuniteteve joserbe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco