Syla: Kërkesa për bartje të shamisë është islam politik, jo përmbushje e të drejtave fetare

Syla: Kërkesa për bartje të shamisë është islam politik, jo përmbushje e të drejtave fetare

14:20, 13/08/2022

Gazetari, Valon Syla, është përfshirë sërish në debatin për lejimin e shamisë që është rindezur së fundmi në opinion.

Ne një postim në Facebook, Syla ka thënë se kërkesa për bartje të shamisë është islam politik dhe jo përmbushje e të drejtave fetare.

“Por atyre ju ndalohet që edhe me shami të shkojnë në shkollë bashkë me një klasë me meshkuj… pra aty ku po e kerkojnë shaminë ta bartin vet islamikët e Kosovës. Andaj kërkesa për bartje të shamisë, është islam politik, dhe jo përmbushje e të drejtave fetare, sepse gruan islamike nuk e rahaton brenda fesë së vet dhe shkollimit kjo kërkesë për bartje të shamisë sepse e drejta e saj përsëri shkelet duke mos i ndarë gratë nga meshkujt nëpër klasa mësimore”, ka shkruar Syla.

Ai ka thënë se alternativë për këtë kërkesë, është të mendohet për shkolla privat që plotësojnë kriteret e këtij komuniteti.

Postimi i plotë i Sylës:

Për shaminë… sipas islamit dhe librit të shenjtë gratë janë të obliguara të bartin edhe shami, përpos mbulimit të pjesëve të tjera të trupit.

Por atyre ju ndalohet që edhe me shami të shkojnë në shkollë bashkë me një klasë me meshkuj… pra aty ku po e kerkojnë shaminë ta bartin vet islamikët e Kosovës. Andaj kërkesa për bartje të shamisë, është islam politik, dhe jo përmbushje e të drejtave fetare, sepse gruan islamike nuk e rahaton brenda fesë së vet dhe shkollimit kjo kërkesë për bartje të shamisë sepse e drejta e saj përsëri shkelet duke mos i ndarë gratë nga meshkujt nëpër klasa mësimore.

Pas shamisë, çfarë kërkese do të keni, ti ndajmë gratë dhe burrat në klasa shkollore?

Më mirë është të mendoni për shkolla private qe ja u plotësojnë kriteret këtij komuniteti. Në shkolla publike gratë me rite islamike, gjithëqysh dalin me shkelje dhe ndalime nga vet feja e tyre.

Thjeshtë atyre nuk ju lejohet, qoftë edhe të mbuluara të mësojnë bashkë me meshkuj dhe këtë kërkesë islamike mos e shkelni fenë e juaj me rregullin tjetrër që e kërkoni për implementim.

Pra ju komuniteti islamik e politik bashkë me disa klerikë, ose lene krejt, ose implementone qysh duhet këtë nevojë, nëse pernime e keni për fe, e jo për politikë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco