Ultra-nacionalisti serb: S’duam Asociacion, por kthimin e Kosovës nën juridiksionin e Serbisë

Ultra-nacionalisti serb: S’duam Asociacion, por kthimin e Kosovës nën juridiksionin e Serbisë

12:40, 13/08/2022

Kryetari i Lëvizjes me elemente ideologjike ultra të djathta serbe “Dveri” që së fundmi arriti të zgjidhet si deputet në Parlamentin e Serbisë, Boshko Obradoviç, ka njoftuar se partia e tij ka përgatitur “platformën për kthimin e Kosovës në rendin kushtetues dhe juridik të Serbisë”, të cilën do t’ua dorëzojë të gjithë grupeve parlamentare në Kuvendin e Serbisë.

Sipas Obradoviç, platforma në fjalë nënkupton ndërprerjen e dialogut në Bruksel dhe vazhdimin e tij në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shpalljen e Kosovës “si territor të okupuar”, miratimin e ligjit për neutralitetin ushtarak, rikrijimin e “Ministrisë për Kosovën” dhe rivendosjen e institucioneve të shteti serb në Kosovë.

“Ne jemi të mendimit se interesi ynë nuk është formimi i Asociacionit, po kthimin e Kosovës nën juridiksionin e plotë kushtetues dhe juridik të shtetit të Serbisë, rikthimin e punës së institucioneve shtetërore serbe në Kosovë, si dhe përmbushjen e të gjitha pikave të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka pretenduar Obradoviç.

“Nuk duhet të ketë ndarje në mes pozitës dhe opozitës kur është në pyetje Kosova, të gjithë duhet të jemi të interesuar ta mbrojmë Kosovën, ne kemi nevojë për një unitet të ri kombëtar”, ka shtuar ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco