Nesër mbesin pa ujë këta fshatra të Prishtinës

Nesër mbesin pa ujë këta fshatra të Prishtinës

12:15, 13/08/2022

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se nesër do të realizohen punime teknike në gypin magjistral të çelikut fi 600 mm Badoc – Prishtinë.

Sipas njoftimit, realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.

“Nesër, duke filluar nga ora 10:00-18:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: Graçanica me fshatra, Hajvalia, Veterniku, Mati 1 dhe Bregu i Diellit. Ua kujtojmë se, kur kemi punime të tilla në gypa më të mëdhenj, në moment që uji vjen në krojet tuaja duhet lënë të rrjedhin për pak minuta    për shkak që mund të vjen i turbullt , deri në shpërlarjen e linjës”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco