Finalizohet Projektligji për Arsimin e lartë

Finalizohet Projektligji për Arsimin e lartë

13:38, 12/08/2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbëri Nagavci ka bërë të ditur se  është finalizuar Projektligji për Arsimin e lartë i cili ndër të tjera garanton cilësi dhe autonomi universitare

Nagavci përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se përmirësimi i gjendjes në arsimin e lartë është prioritet i tyre për çka janë angazhuar që nga fillimi i mandatit.

“Shumë e lumtur që gjatë kësaj jave finalizuam Projektligjin për Arsimin e lartë i cili ndër të tjera garanton cilësi dhe autonomi universitare”, ka thënë ajo.

Sipas saj, disa nga risitë që sjellë ky Projektligj janë: “Kritere të qarta për themelimin e institucioneve të arsimit të lartë. Përcaktimi i obligimeve dhe detyrave të strukturës qeverisëse të institucioneve publike të arsimit të lartë. Përcaktimi i standardeve minimale dhe kushteve për emërime akademike. Financimi i institucioneve publike në bazë të kontratave të performancës. Vendosja e mekanizmave për sigurimin e integritetit akademik: Komiteti etik në nivelin qendror, këshilla të etikës në çdo institucion të arsimit të lartë. Verifikimi i titujve akademikë të fituar para hyrjes në fuqi të Ligjit”.

Tutje Nagavci bën ty ditur se ky projektligj të hënën do të publikohet në Platformën e Diskutimeve Publike dhe të jetë i hapur për komente.

“Propozimet dhe idetë tuaja janë shumë të rëndësishme për ne, prandaj ju ftoj që pasi ta lexoni draftin të dërgoni komentet tuaja”, ka thënë ndër të tjera, Nagavci. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco