Një skandal i ri në ministrinë e Donika Gërvallës

Një skandal i ri në ministrinë e Donika Gërvallës

07:54, 12/08/2022

Një rast i paprecedent ka ndodhur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës muajin e kaluar kur udhëheqësi i departamentit për shërbime të përgjithshme Ragip Zejnullahu ka hapur me forcë derën në zyrën e Amir Hazirit i cili mbulon departamentin për rajon.

AP ka mësuar se arsye e futjes vandale në zyrën e Amir Haziri-it, ishte një supozim se ai mund të kishte fshehur diçka aty, pasi para kësaj detyre ishte me mision diplomatik në Beograd, Zagreb e vende të tjera të Ballkanit.

Haziri ishte kthyer nga misioni me presionin e qeverisë së re të ardhur në pushtet, përkatësisht udhëheqjes së ministrisë nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje.

Meqë Haziri nuk ishte i emëruar politik, ai nuk ka mundur të përjashtohet, prandaj është caktuar në departamentin për rajonin.

Por, thyerja e derës nuk është shkelja e vetëm në këtë rast e as më e madhja.

Haziri në kohën e ndodhisë ishte me pushime dhe kishte dëgjuar nga kolegët për çfarë ka ndodhur. Me ta kuptuar e lajmëroi rastin në polici.

Policia nis hetimet, por siç merr vesh Albanian Post, ishin vetë hetuesit që i kishin bërë presion që t’i stopojë hetimet duke kërkuar vullnetarisht tërheqje nga lajmërimi fillestar i ndodhisë në polici.

Haziri nuk kishte rënë preh e presionit dhe kishte kërkuar vazhdim hetimesh, derisa po njëjtë kishte vazhduar presioni ndaj tij që të ndalohen ato.

Deri tash, zyrtarisht nuk ka pasur prononcim as nga Minitria e Punëve të Jashtme dhe as nga Policia e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco