Ish-eurodeputetin britanik e shqetëson numri i madh i lindjeve të shqiptarëve

Ish-eurodeputetin britanik e shqetëson numri i madh i lindjeve të shqiptarëve

23:12, 11/08/2022

Ish-eurodeputeti britanik, Nigel Farage, i cili ishte ndër më të zëshmit në shtyrjen përpara të çështjes së Brexit-it, është shprehur i shqetësuar me numrin në rritje të shqiptarëve në Britani të Madhe.

Statistikat e fundit tregojnë se një në dhjetë prindër në Britani të Madhe, që kanë pritur fëmijë gjatë vitit të fundit, ka qenë shqiptar. Ai brengoset se ky numër do të rritet.

“Tani që një në dhjetë prindër që lindin në Britaninë e Madhe janë shqiptarë, a mund të supozohet se sa do të jetë raporti në pesë vjet?”, thotë ai në Twitter.

Shumë persona i kanë reaguar për këto komente të cilat i kanë konsideruar raciste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco