Shkoi për vizitë, burri e rrah gruan në shtëpinë e prindërve të saj në Prishtinë

Shkoi për vizitë, burri e rrah gruan në shtëpinë e prindërve të saj në Prishtinë

08:05, 11/08/2022

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.
E një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për të cilin ka deklaruar se e ka rrahur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Mon Balaj’ në Prishtinë, ku viktima kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e prindërve të saj. Bashkëshorti i saj kishte shkuar atje dhe pas një mosmarrëveshje dyshohet se e ka sulmuar fizikisht. Si pasojë e kësaj, 33-vjeçarja ka marrë lëndime trupore, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar të cilin e kanë shoqëruar në stacion për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco