'Qeveria i rrudhi krahtë', Mustafa 'godet' Qeverinë për ‘dimrin e errët’ që na pret

'Qeveria i rrudhi krahtë', Mustafa 'godet' Qeverinë për ‘dimrin e errët’ që na pret

21:10, 10/08/2022

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka kritikuar Qeverinë Kurti për “mos-ofrim të zgjidhjes për dimrin e ftohtë e të errët që po na afron”.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi ministrja e Ekonomisë paralajmëroi dimër të vështirë në Kosovë për shkak të energjisë elektrike.

E për këtë, ligjvënësi opozitar shkroi se “qeveria i paska rrudhur krahët duke ua lënë fajin qytetarëve”.

“Në vend që të ofrojë zgjidhje për dimrin e ftohtë e të errët që po na afron, në mungesë të energjisë elektrike dhe me çmime marramendëse të lëndëve djegëse për ngrohje, Qeveria sot i paska rrudhur krahët duke ua lënë fajin qytetarëve ‘duhet ta kurseni rrymën’”, shkroi ai.

“Pra, qytetarët këtë dimër të egër s’kanë çka i drejtojnë sytë kah Qeveria, ajo me sot i ka lënë të braktisur. ‘Zoti ua bëftë qarën’ tha Qeveria sot dhe i rrudhi krahët”, përfundoi Mustafa.

Postimi i tij:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco