Deputetja kosovare thotë se vajzat myslimane s'dinë të jetojnë pa shami

Deputetja kosovare thotë se vajzat myslimane s'dinë të jetojnë pa shami

21:03, 10/08/2022

Dude Balje, deputete e kuvendit të Kosovës, e cilësoi të padrejtë urdhrin administrativ që nuk lejon vajzat të mbajnë shami në shkollë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Balje tha se për vajzat myslimane shamia është një mënyrë jetese, është diçka e natyrshme nga e cila nuk duhet të privohen.

“Feja në islam nuk bëhet me dhunë dhe presion, për ta është diçka normale. Ata nuk dinë të jetojnë pa shami, në fund të ditës ne kemi një fëmije që në shtëpi jeton me shami dhe ne i themi nëse do të edukohesh, duhet të heqësh shaminë”, tha Balje.

Bashkësia Islame e Kosovës, institucione të saj dhe besimtarë myslimanë kanë kërkuar shfuqizimin e urdhrit administrativ që i mohon të drejtën e shkollimit nxënësve që mbajnë shami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco