Haxhiu 'zbardh' keqpërdorimet milionëshe në ShSKUK: Kurti po amniston korrupsionin

Haxhiu 'zbardh' keqpërdorimet milionëshe në ShSKUK: Kurti po amniston korrupsionin

20:13, 10/08/2022

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se kryeministri Albin Kurti po amniston korrupsionin, keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin në shëndetësi.

Sipas tij, Kurti në vend se kërkonte përgjegjësi dhe llogaridhënie nga Bordi i SHSKUK-së për mbi 12 milionë euro korrupsion e keqpërdorimet në ShSKUK që auditori i prezanton në raportin për vitin 2021, “paska takuar, diskutuar e dhënë mbështetje atyre që zyra e auditori kombëtar iu gjeti abuzime e keqpërdorime me miliona euro hajni që nga blerjet e barnave e pajisjeve mjekësore e deri në transport të kufomave”.

Haxhiu ka folur për raportin e Auditorit Gjeneral për ShSKUK-në për vitin 2021 dhe keqpërdorimet që janë gjetur.

“Sipas raportit të auditorit për ShSKUK në vitin 2021: Në 61 raste në vlerë 7 milion e 864 mijë€, mungonte raporti i pranimit të mallit që do të duhej të përgatitej nga menaxherët e kontratave. Në 17 raste në vlerë 1 milion e 759 mijë€, urdhër blerjet ishin proceduar pas pranimit të mallit dhe faturës. Këto abuzime kanë ndodhur në furnizime mjekësore, furnizim me ushqim, sigurimin e automjeteve, karburant për vetura, furnizim me pastrim, sigurim fizik të objekteve etj”, shkroi Haxhiu.

Ai shtoi se në 12 raste me vlerë 2,448,184€, faturat nuk ishin paguar brenda afatit ligjor.

“Po besoj tanimë e keni të njohur pse kanë ndodhur vonesat në pagesa brenda afatit ligjor, vetëm për hajni, bërja “pazar” në stilin tanimë të njohur të kësaj Qeverie, 20 mijë tani 10 mijë më vonë. Hajni e keqpërdorim deri edhe në procedurat e prokurimit për transport të kufomave për ‘Shërbime funerali Covid -19′”, shtoi deputeti opozitar në Facebook.

“Albini Kurti në vend se të kërkonte llogari dhe përgjegjësi ju paska dhënë mbështetje abuzuesve dhe keqperdorueseve të parasë publike në shëndetësi në kuadër të ShSKUK-së. Albin, a e di sa është rritur lista e pritjes për procedurat diagnostikuese dhe operacione prej se ke dërguar këtë Bord në SHSKUK? A e di se në Kardiologji lista e pritjes nga 0-7 ditë, njerëzit tuaj e kanë rritur në një vit e gjysmë pritje për koronarografi. A e di se Onkologjia ka qenë storie suksesi në orfim të shërbimeve edhe gjatë pandemisë COVID-19, ndërsa njerëzit tuaj e shkatërruan dhe pacientët duhet të shkojnë për radioterapi në Maqedoni e Shqipëri dhe të presin nga 3-4 muaj”.

Krejt në fund, ai e pyeti shefin e qeverisë rreth gjendjes së ShSKUK-së dhe pagat të personelit shëndetësor aty.

“A u frikësove se po të ha “qeni tapall” që ke premtuar në fushatë se do t’a largosh, kurse vetëm këtë vit në tri raste qentë kanë sulmuar mjekët në oborrin e SHSKUK-së.
Përgjigju Albin, sa do të jenë pagat në shëndetësi me 1 shtator 2022? Si mendon të ndalësh ikjen e trurit në shëndetësi?”, përfundoi Haxhiu në Faebookun e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco