OEK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike Kosovë-Izrael

OEK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike Kosovë-Izrael

20:12, 10/08/2022

Dje, Oda Ekonomike e Kosovës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike Kosovë – Izrael. Memorandumi është nënshkruar nga kryetarët e të dy odave, Lulzim Rafuna dhe Robert Muharremi.

Sipas njoftimit të OEK-ut, marrëveshja parasheh bashkëpunimin e dy odave në projekte të ndryshme si dhe angazhimin e përbashkët në afrimin e bizneseve të dy vendeve.

“Marrëveshja parasheh harmonizim të projekteve mes dy odave si dhe bashkërëndim të aktiviteteve.  E tërë kjo bëhet me qëllim që bizneset e dy vendeve tona të afrohen me njëra tjetrën dhe të inkurajohet bashkëpunimi i dy ekonomive”, ka thënë Rafuna para nënshkrimit të memorandumit.

“Ambasadorja Ziv, Kryetari Hyseni si dhe Krytari Muharremi u shprehën të gëzuar për hapat e ndërmarrë për të inkurajuar thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Izraelit dhe u zotuan se do të angazhohen për të sjellë në Kosovë investitorë nga Izraeli”, thuhet në komunikatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco