Tre skenarët që sipas Haradinajt mund të ndihmojnë arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Tre skenarët që sipas Haradinajt mund të ndihmojnë arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

17:01, 10/08/2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shpalosur tri skenarë që sipas tij mund të jenë kyç për një arritje të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Haradinaj ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të komunikojnë intenzivisht me QUINT-in dhe serbët e veriut deri me 1 shtator, shkruan Syri.net Kosova.

“Të dashur qytetarë,  tri zhvillime mund ta ndihmojnë rajonin tonë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Një komunikim intenziv mes institucioneve të Kosovës dhe ambasadorët e Quintit, me serbët e Kosovës, posaçërisht me serbët e Veriut, me të gjitha nivelet e mundshme, këto ditë deri me 1 shtator”, ka thënë ai.

Tutje, Haradinaj ka thënë se BE-ja duhet t’ia dorëzojë agjendën e dialogut presidentit Biden dhe t’i ftojë liderët për një marrëveshje finale.

“Angazhim për qëndrime të përmbajtura pas takimit të 18 gushtit dhe në asnjë mënyrë retorikë luftënxitëse. Udhëheqësit e BE-së, të ja dorëzojnë agjendën e dialogut Kosovë-Serbi, presidentit Biden, në mënyrë që t’i ftojë liderët e dy vendeve për marrëveshjen finale për njohje reciproke sa më parë.  Kuptohet, Kosova duhet t’i kryejë punët e shtëpisë, ligjin e pagave dhe beneficionet për policinë e Kosovës”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco