Kriza me energji të cilën po e shkakton qeveria e Kosovës

Kriza me energji të cilën po e shkakton qeveria e Kosovës

15:16, 10/08/2022 Nga A.S

Qytetarët e Kosvës zor se po shohin ‘ditë të bardha’, kriza po ja lë vendin një krize tjetër. E në krejt këto sfida të përballjes me çmime aspak të favorshme ata nuk po gjejnë mbështetje institucionale. E fundit krizë që e pret vendin është ajo energjetike tashmë e përsëritur, sepse konusmatori kosovar nuk është se po e përjeton për herë të parë, shkruan Syri net Kosova.

Kriza energjetike që kaploi vendin dimrin e kaluar po parashikohet të jetë edhe më e madhe këtë dimër.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në korrik të këtij viti kishte lënë të hapur mundësinë për shtrenjtimin e energjisë elektrike për herë të dytë brenda viti.

Kreu i ekzekutivit kishte deklaruar se nuk është në dijeni për përgatitjet e kërkesave për ZRrE-në nga ana e operatorëve ekonomik.

“Unë nuk jam në dijeni për përgatitjet e kërkesave për ZRrE nga ana e operatorëve ekonomik. Ato shkojnë te ZRrE, besojmë se nga aty duhet të kemi një përgjigje shtetërore dhe profesionale”, tha Kurti, më 20 korrik 2022, duke lënë të hapur mundësinë që energjia elektrike të shtrenjtohet për herë të dytë në brenda më pak se një vit.

Ndërsa ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjithçka që ka bërë është një apel drejuar qytetarëve të vendit për të kursyer rrymë.

”Besoj është qartë tashmë, që dimri i ardhshëm do të jetë tejet i vështirë për Europën. Kjo do të ndikojë edhe tek neve, për import të energjisë.Në këtë aspekt është mirë që edhe ne të jemi të vetëdijshëm, për vështirësitë që po na presin. Ne jemi duke ndërmarrë të gjitha masat që janë të realizueshme. KEK-u është duke i bërë të gjitha përpjekjet në mënyrë që ndërhyrjen e Kosovës A dhe B të përfundojnë para dimrit”.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se edhe peleti do të jetë pjesë e listës së produketeve esenciale, të cilave do t’iu përcaktohet një çmim i përballueshëm sipas saj, për qytetarët.

”Duhet të kursejmë energji, sa i përket masave që po marrim si qeveri. Çmimi i peletit është çështje që preokupon qytetarët por na preokupon edhe neve si qeveri. Do të shohim edhe nga ana e rregullimit të çmimeve, është duke u përgatitur një rregullore për çmimet e produkteve esenciale. E edhe peleti do të llogaritet brenda listës së produkteve esenciale. Do të shtojmë përpjekjet në mënyrë që vjedhja e energjisë elektrike të parandalohet. Kursimi i energjisë elektrike do të jetë kyç gjithashtu, secili prej nesh në shtëpitë tona duhet të bëjmë maksimumin.Dimri në të cilin po hyjmë, është dimër i jashtëzakonshëm. Sivjet çmimet që kemi parë në tregun e vitit të kaluar, veçse kanë ardhë në verë. Mund të gjendemi shumë lehtë në një situatë, kur Rusia e ndalon komplet qarkullimin e gazit, dhe mund të vie tek situata ku në tregun europian s’mund të ketë energji, pavarësisht prej çmimit. Secili prej nesh, jemi duke bërë maksimumin, në mënyrë që qytetarët e Kosovës ta kalojnë më lehtë këtë dimër”.

Kurse kërkesën e KESCO-s për shtrenjtimin e energjisë elektrike e kanë kundërshtuar qytetarët e vendit.

Qytetari Bajram Berisha shprehet i mllefosur me kërkesën e KESCO, për këtë ai kërkon të mbahen protesta për të kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës.

“Nuk mund ta përballojë populli, sepse është krizë e madhe në çdo aspekt, janë rritur çmimet në të gjitha gjërat. Janë shtrenjtuar drurët, peleti, me të gjitha, kështu që është e papërballueshme. Duhet të dilet në protesta”, thotë Berisha.

Edhe qytetari tjetër Ibush Shasivari, thotë se qytetarët nuk mund ta përballojnë shtrenjtimin e rrymës në këtë kohë krize.

“Është e pamundur, sepse jam pensionist, kështu që me një pension 200 euro çka të bëj, çka të paguaj së pari – ujin, rrymën, telefonin, qiranë e të gjitha? Nëse e shtrenjtojnë rrymën, bëhet një gabim i madh, sepse për pensionistët nuk janë duke menduar fare. Si mund të bëhet ky shtrenjtim, kur ekonomia është zero”, thotë ai.

Po ashtu edhe Remzije Krasniqi thotë se vendi është në krizë, do të ishte e papërballueshme ngritja e tarifave edhe për pensionistët.

“Këtë muaj kam dalë në pension, ngritja është e papërballueshme shumë, po s’po kemi çka të bëjmë. Duhet të mendojnë këta njerëz (qeveria dhe KESCO) edhe për neve, që si kemi rrogat e tyre… Po foli për të gjithë jo vetëm për vete, unë po i shoh edhe të tjerët qytetarët se janë në krizë”, shprehet ajo.

Ndërsa zëdhënësi i KESCO, Viktor Buzhala ka deklaruar për Syri net Kosova se faji për këtë hap do të mbetet te Qeveria, e cila pavarësisht që premtoi 90 mijë euro për kalimin e krizës -  nuk e ka ekzekutuar akoma pagesën.

“Ne fillimisht kemi bërë kërkesë për hapje të shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarfiave. Pastaj, si procedurë e rregullt e procesit kemi bërë kërkesë për të Hyrat Maksimale të Lejuara, të cilat janë bërë të ditura dje nga ZRrE. Si hap i radhës do të jetë propozimi ynë për tarifa që sigurojnë realizimin e atyre të hyrave. Por, ky propozim nuk është ende i gatshëm, do të bëhet gjatë këtyre ditëve. Deri tek kërkesa për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave ka ardhur pasi subvencioni prej 90 milionë euro nuk është paguar nga Qeveria e Kosovës dhe të njejtën kohë çmimet e importit që janë sot, rreth 500 euro/MËh nuk janë të parapara në këtë lartesi në tarifat e aprovuar më herët. Si rrjedhojë e këtyre dy indikatorëve, është tejkaluar shifra 5 për qind e shpenzimeve mbi ato të parapara dhe është plotësuar kushti ligjor për aplikim të jashtëzakonshë” është shprehur ai.

Ndryshe, diskutimet mbi sektorin e energjisë në Kosovë kanë filluar në fund të vitit të kaluar kur në Kosovë filluan reduktimet e energjisë elektrike, si pasojë e një krize globale energjetike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco