Ministri i Vuçiqit reagon ndaj Kurtit dhe Mehajt: Po mashtroni qëllimisht

Ministri i Vuçiqit reagon ndaj Kurtit dhe Mehajt: Po mashtroni qëllimisht

15:13, 10/08/2022

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha se trupat ushtarake të KFOR-it janë e vetmja forcë e armatosur sipas Rezolutës 1244 të OKB-së e cila mund të ekzistojë në territorin e Kosovës dhe se nuk ka asnjë dokument tjetër ndërkombëtar që lejon ushtri tjetër.

“Këtë e dinë fare mirë politikanët e Prishtinës, edhe pse kjo nuk i pengon të bëjnë deklarata të vazhdueshme për formimin e të ashtuquajturës ushtri të të ashtuquajturës Kosovë, të cilat kanë vetëm funksionin e futjes së frikës tek serbët, por edhe të hedhjes së hirit syve popullatës shqiptare, e cila po zhytet në varfëri gjithnjë e më të madhe dhe jeton pa asnjë perspektivë”, tha Stefanoviq.

Sipas tij, politikanët e Kosovës besojnë se mund të përfitojnë nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë dhe, pretendoi ai, “të shmangin përmbushjen e obligimeve që kanë marrë para bashkësisë ndërkombëtare, siç është Asociacioni”.

“Kurti, Mehaj dhe të tjerët po e kthejnë Kosovën në vrimën e zezë të Evropës ku lulëzon pashpresa, frika dhe paqëndrueshmëria”, tha Stefanoviq.

“Republika e Serbisë e udhëhequr nga presidenti Vuçiq do të mbetet e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin dhe do të vazhdojë të luftojë për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e saj, përfshirë ata që jetojnë në provincën tonë jugore”, deklaroi Stefanoviq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco