Vetura përfshihet nga zjarri në autostradën Arbën Xhaferi, policia jep detaje

Vetura përfshihet nga zjarri në autostradën Arbën Xhaferi, policia jep detaje

20:37, 09/08/2022

Një veturë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të pasditës në autostradën Kaçanik-Prishtinë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Arlinda Rexhepi nga Policia e Kosovës. 

 

Mjeti i djegur është tërhequr nga autostrada ndërsa nuk ka të lënduar. 

“Me datë 09.08.2022 rreth orës 17:30 në autostradë nga Hani i Elezit në drejtim të Kaqanikut është raportuar për një veturë të përfshirë nga zjarri. Në vendngjarje kanë dalur njësitë kompetente policore të cilat kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, teksa njësia e zjarrfikësve ka bërë lokalizimin e zjarrit. Nga lokacioni është bërë tërheqja e automjetit nga kompetentët”, ka thënë Arlinda Rexhepi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco