Grenell debaton për Thaçin me gazetaren e New York Times: Ndaloni këto ndjekje politike

Grenell debaton për Thaçin me gazetaren e New York Times: Ndaloni këto ndjekje politike

20:09, 09/08/2022

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi njoftoi përmes një postimi në Twitter për bisedën e tij me ish-presidentin Hashim Thaçi. Duke e quajtur mashtrim Gjykatën Speciale nga ana e Bashkimit Evropian, Grenell ka debatuar edhe me një gazetare në Twitter.

Grenell ka thënë se Thaçin e kanë hetuar 20 vjet dhe po e mbajnë në burg që dy vjet.

“Përshëndetje Valerie. Lexo ndonjë libër. Atë e kanë hetuar ata për 20 vjet. E mbajtën në burg për 2 vjet. E paditën atë sa ishte rrugës për të negociuar me Presidentin Trump më 2020. Ndaloni këto ndjekje politike ndërkombëtare. Ndalni fondet për këto Gjykata Speciale të BE-së, tani!”, ka shkruar Grenell.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco