Realizimi i punës në Ministrinë e Mbrojtjes del të jetë zero, reagon ashpër Mehaj

Realizimi i punës në Ministrinë e Mbrojtjes del të jetë zero, reagon ashpër Mehaj

19:59, 09/08/2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar pasi kjo ministri nuk i është përgjigjur organizatës FOL lidhur me realizimin e planit të punës në këtë ministri, shkruan Syri.net Kosova

"Kjo gjë është e pa pranueshme dhe në kundërshtim me praktikat e transparencës dhe llogaridhënies që i kemi instaluar që nga ardhja në qeverisje", ka shkruar ia në reagim.

"Menjëherë kam kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm që kjo çështje të trajtohet, të verifikohet fillimisht a janë përcjellur pyetjet te zyra jonë e mediave, pastaj të ndërmirren masa përkitazi me përgjegjësitë që i takojnë. 
Siç edhe e dini, vitin e kaluar Ministria e Mbrojtjes ka realizuar në përpikëri planin e punës në përqindje 96%, po ashtu ka shpenzuar buxhetin 96%, të dyja këto me përqindjen më të lartë të realizimit që ka pasur ndonjëherë, besueshmeria në Ministrinë e Mbrojtjes ka qenë më e larta ndonjëherë, prandaj këto standarde të vendosura nga ne, do t'i mbajmë edhe në vazhdim. 
Përgjigjet në pyetjet e drejtuara nga organizata, do t'i keni të publikuara shumë shpejt.", ka theksuar Mehaj mes tjerash në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco