Kurti për sektorin e shëndetësisë ofron mbështetjen e Qeverisë

Kurti për sektorin e shëndetësisë ofron mbështetjen e Qeverisë

19:28, 09/08/2022

Kryeministri Albin Kurti priti në takime të veçanta përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si dhe u.d. drejtoreshën e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) Dr. Pranvera Zejnullahu Raçi.

Bashkëpunimi në përmirësimin e pozicionit të punonjësve shëndetësorë përmes dialogut social ishte në qendër të takimit mes Kurtit dhe përfaqësuesve të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, njofton Zyra e Kryeministrit.

Në takimin e përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe zëvendësministren Dafina Gexha Bunjaku, u theksua përkrahja dhe gatishmëria e Qeverisë për thellim dhe zgjerim të bashkëpunimit me FSShK-në.

Kryetarja e FSShK-së, znj.Tevide Imeri falënderoi kryeministrin për mikpritjen dhe përkrahjen, duke theksuar se FSShK-ja mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e punonjësve shëndetësorë, duke përkrahur punëtorët e përkushtuar dhe profesionistë.

Përfaqësuesit e FSShK-së e njoftuan kryeministrin me sfidat të cilat përballen profesionistët shëndetësorë në punën e përditshme. Në këtë takim u dakorduan që komunikimi do të jetë i vazhdueshëm, me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve shëndetësore dhe sigurimit të punës me dinjitet për profesionistët shëndetësorë.

Ndërkaq në takim me u.d. drejtoreshën e ShSKUK-së, Dr.Pranvera Zejnullahu Raçi e uroi atë për marrjen e detyrës së re, si dhe u diskutuan sfidat aktuale në ShSKUK dhe strategjitë e reformimit të sistemit të kujdesit shëndetësor dytësor dhe tretësor.

Dr. Zejnullahu Raçi prezantoi planet afatshkurtra dhe imediate për përmirësimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët, si dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për punonjësit shëndetësorë.

Kryeministri Kurti ofroi përkrahjen e Qeverisë për realizimin e objektivave për kujdes sa më të mirë shëndetësor, për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.​

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco