​Lipjani të enjten do të përballet me reduktime të furnizimit me ujë të pijshëm

​Lipjani të enjten do të përballet me reduktime të furnizimit me ujë të pijshëm

18:38, 09/08/2022

KRU Prishtina njofton se më datë 11 gusht në Lipjan do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa stacione të pompimit, puse dhe objektin administrativ, me ç’rast do të ndërpritet edhe furnizimi me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 11:00-15:00.

Pa furnizim me energji elektrike mbesin objekti administrativ i ujësjellësit në Lipjan, stacioni i pompimit në Lipjan që furnizon me ujë të pijshëm Lipjanin dhe gjashtë fshatra Jeta e Re, Grackë e Vjetër, Suhadoll, Hallaq i Madh, Ruvc i Ri dhe Ruvc i Vjetër, stacioni i pompimit në fshatin Konjuh që furnizon fshatrat Gadime e Epërme, Gadime e Ulët, Gllavicë, Marevc, Babush, Qallapek, Bujari, Banullë, Gllogovc, Janjevë, Teqe, Gushtericë e Epërme, Gushtericë e Ulët, Dobrotin, Livagjë, Knjuh, QMI dhe stacioni i pompimit në fshatin Sllovi.

Pa furnizim me ujë të pijshëm, për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike nga ana e KEDS, mbesin 10.500 konsumatorë ose 38.000 banorë të qytetit dhe fshatrave të komunës së Lipjanit, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco